Në muajin shtator, Shkodra do të presë ekspozitën “Homeward”, një ngjarje e veçantë kulturore që shënon 10-vjetorin e Art House. Ky projekt artistik, i themeluar një dekadë më parë nga artisti i njohur Adrian Paci, është kthyer ndër vite në një hapësirë ku arti takohet me intimitetin e shtëpisë, duke u bërë një qendër e reflektimit dhe imagjinatës kolektive.
Ekspozita “Homeward” do të sjellë sërish së bashku artistët që kanë formësuar dhe shoqëruar këtë udhëtim dhjetëvjeçar, me vepra të ekspozuara në disa pika të qytetit.
Hapja e ekspozitës është parashikuar më 13 shtator, duke i kthyer mjediset publike të qytetit në një skenë të artit bashkëkohor.
