Në Shkodër, letërsia vijon të mbetet gjallë përmes promovimeve të vazhdueshme të librave dhe autorëve të rinj, të cilët po pasurojnë jetën kulturore të qytetit. Këto aktivitete po kthehen në një traditë, duke u dhënë hapësirë zërave të rinj dhe duke forcuar lidhjen e lexuesve me krijimtarinë bashkëkohore.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj, thotë se kjo lëvizje e re letrare ndodhet ende në një fazë formimi dhe se rezultatet e saj më të plota do të shihen pas dy ose tre dekadash.
Shkodra, e njohur për traditën e saj të pasur letrare, vazhdon të mbetet një qendër e rëndësishme kulturore, duke i dhënë jetë brezave të rinj të shkrimtarëve dhe duke nxitur dialogun mes autorëve e lexuesve.
