Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike ka përfunduar punimet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke e bërë atë gati për nisjen e sezonit të ri të futbollit.
Drejtori i Ndërmarrjes, Gjozef Kulla, u shpreh se janë kryer ndërhyrje të rëndësishme si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të impiantit sportiv, ndërsa theksoi se puna nuk do të ndalet këtu, pasi janë planifikuar edhe investime të tjera në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një video ku tregohet rikthimi në identitet i ulëseve dhe përmirësimet e kryera në brendësi të stadiumit. Ai shoqëroi postimin me një urim për skuadrën e Vllaznisë, duke theksuar:
“Stadiumi është gati! Sezoni i ri fillon këtu, aty ku Shkodra jeton me futboll!”
