Në vitin 1981, drama “Gjaku i Arbrit” e shkrimtarit Fadil Kraja solli në skenën e teatrit “Migjeni” një tablo të fuqishme të virtyteve shqiptare. Patriotizmi, besa, nderi e burrëria u ngjitën në skenë si mesazh i rëndësishëm i kohës. Mes atyre që spikatën ishte edhe aktori Agron Dizdari, i cili me fuqinë e interpretimit i dha jetë një prej roleve më të veçanta të karrierës së tij.
Interpretimi i tij u shndërrua në pikë referimi për publikun e asaj kohe. Shfaqja u ndoq me interes të madh dhe për shumë ditë u komentua në qytet si një nga arritjet më të mëdha të skenës shkodrane.
Agron Dizdari vijon të mbetet akoma sot e kësaj dite një figurë e dashur e artit duke merituar përherë duartrokitjet e publikut shkodran.
