Në Shkodër u promovua libri më i ri me poezi i autorit Mikel Podja, me titullin “Pranvera po afron”, i dyti në krijimtarinë e tij letrare. Ky botim sjell për lexuesin ndjeshmëri të veçanta poetike, duke reflektuar mbi stinët e jetës e në mënyrë të veçantë ndjenjën e dashurisë.
Zija Vukaj, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, vlerësoi stilin e autorit dhe mesazhet që përcjell ky libër, duke theksuar se krijimtaria e Podjës sjell një frymë të re në poezinë bashkëkohore.
Nga ana e tij, autori Mikel Podja u shpreh se “Pranvera po afron” është një reflektim i udhëtimit të tij poetik dhe një ftesë për lexuesit që të shohin jetën me një këndvështrim tjetër.
Në aktivitet morën pjesë shkrimtarë, poetë dhe dashamirës të artit të fjalës së bukur. Ky promovim u shoqërua me interpretime poetike dhe diskutime mbi vlerat e poezisë si një urë shpirtërore mes autorit dhe lexuesit.
