Një ditë para startit të kampionatit kombëtar të futbollit, Vllaznia është gati të zbresë në fushë përballë Egnatias në stadiumin “Loro Boriçi”. Në konferencën për mediat, trajneri Edi Martini u shpreh entuziast për sezonin e ri, duke theksuar se beson tek forca e skuadrës së tij.
Në krah të tij ishin edhe kapiteni Bekim Balaj dhe zëvendëskapiteni Erdenis Gurishta, të cilët shprehën besimin se ekipi është i përgatitur për sfidat e sezonit të ri.
Kategoria Superiore do të vijojë të përcillet drejtpërdrejt në ekranin e RTSH, duke sjellë emocionet e futbollit shqiptar në çdo javë.
