Shkodra përjetoi një mbrëmje të paharrueshme në kuadër të Koncerteve të Verës, me një aktivitet kushtuar Diasporës dhe të gjithë shkodranëve të kthyer në vendlindje.

Në skenën para Bashkisë, Luiz Ejlli u prit me duartrokitje e entuziazëm nga qindra qytetarë, ndërsa prezantimin e mbajti Kiara Tito.

Atmosferës iu shtua edhe performanca energjike e grupit “Burn”, duke e kthyer natën në një festë të madhe verore. Qytetarët e pranishëm e përshkruan si një mbrëmje emocionuese dhe të veçantë.

Muzika, ritmet dhe gëzimi i përbashkët e shndërruan sheshin para Bashkisë në një simbol bashkimi për shkodranët kudo që ndodhen.