Në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës u zhvillua veprimtaria me temë “Dashuria për Atdheun, Diaspora si Bartëse e Vlerave Universale”, e organizuar nga Këshilli Rajonal i Paqes Shkodër në bashkëpunim me Federatën e Paqes Universale.

Ky aktivitet iu kushtua figurave të shquara të diasporës shqiptare që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në zhvillimin e vendit dhe në promovimin e kulturës, paqes dhe vlerave kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Para të pranishmëve foli edhe Teuta Qyteza, zëvendëskryetare e Bashkisë Shkodër, e cila nënvizoi rëndësinë e këtyre nismave për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes.

Në përfundim të veprimtarisë, disa prej figurave të diasporës u nderuan me Çertifikatën “Ambasador i Paqes”.