Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për rregullimin e aktivitetit të agjencive funerale në Shkodër dhe vendosjes së 25 shtatorit nga institucioni i Bashkisë si afatin e fundit të përshtatjes me rregulloren e re, qytetarët shkodranë kanë ndarë mendime e tyre.
Një pjesë e shohin si hap pozitiv për qytetin. Ndërkohë, të tjerë shprehen kundër, duke e lidhur me distancat që krijohen, traditën apo si kufizim për subjektet që operojnë në këtë fushë.
Rregullorja e re ndalon agjencitë funerale në Qendrën Historike të Shkodrës dhe në godina banimi shumëfamiljare. Objekti duhet të jetë të paktën 50 metra larg shkollave, nuk lejohet ndarja e ambienteve me subjekte të tjera dhe ndalohet parkimi i automjeteve funerale në hapësira publike.
