19 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë, një datë që përkujton artin dhe fuqinë e imazhit. Mes atyre që e jetojnë me pasion këtë art është edhe Rozafa Shpuza, poete dhe fotografe nga Shkodra.
Edhe pse angazhimet e saj profesionale në sektorin e marrëdhënieve me publikun pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” janë të shumta, Rozafa nuk e ka lënë mënjanë pasionin e saj.
Artistja rrëfen se fotografia bardhë e zi është më e dashura për të, pasi bart një forcë të veçantë shprehëse.









Në këtë ditë simbolike, Shpuza shpreh dëshirën që Shkodra të kthehet në një qendër të një konkursi ndërkombëtar fotografie, duke i dhënë qytetit një hapësirë më të gjerë për imazhin dhe artin.
Me kontributin e saj në ekspozita të shumta, si protagoniste dhe si mbështetëse e të rinjve që hedhin hapat e parë në këtë fushë, Rozafa Shpuza vazhdon të mbetet një emër i spikatur në ndërthurjen e artit të fjalës me atë të fotografisë.
