Salla “Kardinal Mikel Koliqi” mirëpriti koncertin e hapjes së festivalit “Shkodra Sounds”, edicioni i IX, me pjesëmarrjen e “Skanderbeg Chamber Orchestra”. Orkestra u krijua në vitin 1997 nga artisti i ndjerë Rrok Jakaj dhe mbetet një ndër ansamblet më të veçanta të muzikës së dhomës.
Drejtori artistik Florian Jakaj tha se festivali është një mundësi e mirë për jetën kulturore të Shkodrës.
Violinisti Paçalin Pavaci, që jeton jashtë vendit, u shpreh se rikthimi në Shkodër për të interpretuar për publikun e tij është një emocion i veçantë.
Ky koncert shënoi një fillim të bukur të “Shkodra Jazz Festival” që do të vijojë me aktivitete të tjera muzikore.
