Ka nisur këtë të hënë faza e parë e konkurseve për pranimin e studentëve në Departamentin e Arteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Dy programet e studimit ku aplikantët testohen janë “Pedagogji Muzikore” dhe “Pikturë – Grafikë”.

Kjo ditë e parë e konkurimit u përqendrua në sferën e njohurive teorike.

Shkolla Artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër duket se mbetet sërish burimi kryesor i prurjeve të reja. Një nga konkurentët ndan arsyen e zgjedhjes për të nisur studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Konkurset e pranimit do të vijojnë edhe ditën e martë duke nisur nga ora 09:00 në mjediset e Departamentit të Arteve.