Shkodra po bëhet gati të mirëpresë koncertin e parë të edicionit të IX të “Shkodra Sounds” si pjesë e “Shkodra Jazz Festival”, i cili do të zhvillohet të hënën, më 18 gusht, në orën 20:30, në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”.

Ky aktivitet vjen në kuadër të 20-vjetorit të Shoqatës Kulturore “Rrok Jakaj” dhe do të hapet me performancën e Skanderbeg Chamber Orchestra, nën drejtimin e violinistit të njohur Paçalin Pavaci.

Në këtë koncert hapës do të interpretojnë instrumentistë të afirmuar shkodranë duke sjellë një program të pasur muzikor për të pranishmit.