Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Marin Barleti” në Shkodër u zhvillua aktiviteti me fokus historitë frymëzuese të të rinjve shqiptarë që studiojnë dhe punojnë në universitetet më të njohura të botës si: Harvard, Yale, Oxford etj.

Organizatori i eventit, Stivi Canka, u shpreh se studentët shqiptarë të këtyre universiteteve janë të gatshëm të ndihmojnë dhe këshillojnë të rinjtë në Shqipëri në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Ndërsa Arlind Kaçirani, student në Yale, vlerësoi si shumë të dobishme këtë lidhje mes brezave të rinj, që sipas tij ofron orientim dhe motivim të drejtpërdrejtë.

Diskutimet u përqendruan mbi arsimimin dhe teknologjitë e reja, duke krijuar një atmosferë bashkëpunimi dhe rrjetëzimi për të rinjtë shkodranë që aspirojnë studime në universitetet e huaja.