Shkodra do të zhvillojë për herë të parë një maratonë, më 14 shtator 2025, duke iu bashkuar traditës së qyteteve të njohura europiane. Aktiviteti do të përfshijë pjesëmarrës të të gjitha moshave dhe shtresave shoqërore, duke e shndërruar qytetin në një qendër të vrapit dhe sportit.

Iniciativa e Shoqatës së Atletikës Vllaznia ka marrë mbështetjen e Bashkisë Shkodër, e cila e ka përfshirë në kalendarin e veprimtarive të “Shkodra, Qyteti Europian i Sportit 2025”. Një rol të rëndësishëm në organizim do të ketë edhe Federata Shqiptare e Atletikës.

Kryebashkiaku Benet Beci ka bërë jehonë këtij eventi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Maratona e Shkodrës do të jetë një festë unike:

“Nga më të vegjlit tek atletët profesionistë, të gjithë janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje sportive.”

Ky aktivitet i parë i këtij lloji pritet të sjellë emocione të veçanta dhe të lërë mbresa tek qytetarët dhe vizitorët.

Regjistrohu tani duke klikuar këtu.

Afati i fundit: 10 Shtator 2025