Galeria e Arteve në Shkodër mbetet një nga hapësirat e rëndësishme kulturore të qytetit, ku vizitorët kanë mundësinë të shijojnë prej ditësh disa nga veprat e fondit të saj.

Drejtori i Galerisë, Fatmir Juka, shprehet se kalendari i aktiviteteve do të vijojë deri në fund të vitit me ekspozita të reja, ndër to edhe rikthimi i Çmimit “Idromeno”, pas një viti ndërprerje. Po ashtu, një tjetër aktivitet i rëndësishëm do të jetë ekspozita kombëtare “Salloni i Vjeshtës”, e cila pritet të mbledhë krijues nga e gjithë Shqipëria.

Me këto iniciativa, Galeria e Arteve e Shkodrës synon të forcojë rolin e saj si një qendër e gjallë e jetës artistike dhe kulturore të qytetit.