Muajin e ardhshëm, më 20 dhe 21 shtator, Shkodra do të mirëpresë premierën e shfaqjes “Pikante” të aktorit të shquar Sandër Ruçi nën kujdesin e Bashkisë Shkodër. Regjia dhe libreti mbajnë firmën e vetë mjeshtrit të madh, i cili premton një event të veçantë artistik për publikun shkodran.
Ai shprehet se kjo do të jetë një premierë ndryshe, e konceptuar për të sjellë energji dhe humor tek publiku.
Në këtë premierë do të ngjiten artistë të njohur të skenës shkodrane dhe asaj shqiptare. Shfaqja do të shoqërohet me muzikë, parodi dhe elementë të veçantë skenikë.
Kjo premierë e Mjeshtrit të Madh pritet të ngjallë interesin e publikut artdashës shkodran.
