Krahina e Kelmendit, me peizazhet e saj malore dhe mikpritjen tradicionale, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj. Një ndër pikat më tërheqëse, Tamara, mbetet destinacion i preferuar edhe për Naim Haxhinë, mësues në pension nga Shkodra, i cili ka kaluar të 80-tat, por nuk heq dorë nga pasioni për udhëtimet.
Ai veçon disa prej vendeve më të bukura të Shqipërisë që, sipas tij, çdo kush duhet t’i vizitojë, nga bregdeti në jug deri te majat e thepisura në veri.
Për mësuesin shkodran, çdo udhëtim është një mënyrë për të ndjerë lirinë dhe për të shijuar bukurinë që ofron vendi ynë.
