Çdo hap pranë Katedrales “Shën Shtjefni” të Shkodrës të kujton gjurmët e mjeshtrit Kolë Idromeno. Sot shënohen 165 vjet nga lindja e artistit që i dha formë, ngjyrë dhe shpirt hapësirave publike, duke e bërë qytetin të ndihej si në zemër të Evropës.

Tavani i gdhendur në dru i katedrales, mbetet një nga veprat e tij më të çmuara.

Idromeno është autor i dhjetëra ndërtesave dhe rrugëve ikonike të qytetit, nga Kafja e Madhe te Pjaca, duke lënë një trashëgimi që tejkalon kohën.

Nga “Motra Tone” tek “Dasma shkodrane”, vepra e tij mbetet një thesar i përjetshëm në kujtesën kulturore të Shkodrës.