Ditët e para të “Shkodra Jazz Festival” po zhvillohen nën ritmet e edukimit muzikor, përmes masterklasave të Rrok Academy. Njëra prej tyre, e fokusuar tek harqet dhe pianoforte, udhëhiqet nga mjeshtrja Brixhilda Martini, e cila ndan përvojën e saj mbi punën me të rinjtë dhe rëndësinë e kultivimit të talentit që në moshë të hershme.

Nga ana e tyre, fëmijët dhe të rinjtë që marrin pjesë, e shohin këtë eksperiencë jo vetëm si një mundësi për të përmirësuar aftësitë muzikore, por edhe si një hapësirë të vlefshme për socializim e shkëmbim idesh mes tyre.

Koncerti i klasës së harqeve dhe pianofortes do të mbahet më 24 gusht në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës.