Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, në pikën turistike të Shirokës u zhvillua edicioni i dytë i koncertit “Youth Wave”, një aktivitet i Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Qendrën Rinore “Atelie” dhe Këshillin Vendor Rinor që synon të mbështesë dhe promovojë talentet e reja dhe iniciativat e tyre në komunitet.

Në skenë u ngjitën artistë të rinj, të cilët ndanë me publikun talentin dhe pasionin e tyre. Momenti kulmor i mbrëmjes ishte performanca e këngëtarit të mirënjohur Shpat Deda, i cili vazhdoi këngën edhe kur u ndërpre energjia elektrike për disa çaste, duke marrë duartrokitje të zjarrta nga të pranishmit.

Ky koncert solli argëtim, kulturë dhe frymëzim për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të angazhohen më shumë në jetën artistike dhe sociale të komunitetit.