Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ofron rreth 70 programe studimi në tre ciklet e tij, duke mbuluar një gamë të gjerë fushash. Sipas zëvendësrektores Eliana Laçej, prirja e viteve të fundit është rritur ndjeshëm drejt degëve të teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe ekonomisë. Ajo thekson se ky orientim, megjithëse pozitiv, rrezikon të krijojë një ngopje të sistemit
Zhvillimi i shpejtë i turizmit në vendin tonë e bën të domosdoshme rishikimin e interesit edhe drejt disa degëve që nuk konsiderohen ndër më të preferuarat.
Thirrja e vazhdueshme ka të bëjë me orientimin e matur të maturantëve drejt programeve të studimit, i cili duhet të bazohet jo vetëm tek trendet e momentit, por edhe tek nevojat afatgjata të tregut të punës, duke siguruar kështu zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha fushat.
