Këtë të hënë u zhvillua konferenca për mediat për nisjen e edicionit të 16-të të “Shkodra Jazz Festival”. Drejtori artistik, Florian Jakaj, u shpreh se qëllimi kryesor i festivalit është vijimi i një tradite që Shkodra e ka pasur në të shkuarën me këtë muzikë.
Sipas Jakajt, e ardhmja e këtij festivali lidhet ngushtë me përfshirjen dhe lidhjen me brezin e ri, duke e bërë këtë gjini muzikore më të afërt për ta.
Koncerti i parë do të mbahet më 18 gusht në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, ndërsa aktivitetet e Shkodra Jazz Festival do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht, duke sjellë në qytet tinguj të veçantë jazz me artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
