Muzeu Historik i Shkodrës po tërheq çdo herë e më shumë vizitorë, një pjesë e madhe e të cilëve janë turistë të huaj që vijnë për të njohur nga afër historinë e pasur të qytetit. Përgjegjësja e muzeut, Majlinda Laçaj, thotë se promovimi i vazhdueshëm ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e vizitueshmërisë.
Megjithatë, sipas Laçajt, ka ende nevoja që duhen adresuar për ta bërë muzeun më të aksesueshëm për vizitorët.
Muzeu Historik i Shkodrës mbetet një nga pikat kryesore të interesit kulturor në qytet, duke ofruar një udhëtim të pasur në kohë përmes artefakteve dhe historive që ruan.
