Shkodra vazhdon të ruajë një pozicion të spikatur në hartën muzikore të vendit, jo vetëm për trashëgiminë e saj të pasur kulturore, por edhe për kapacitetet njerëzore që përfaqëson. Kjo është një pasuri që buron nga një traditë e hershme, e cila vijon të ushqehet sot e kësaj dite.

Megjithatë, përballë këtij zhvillimi nuk kanë munguar edhe sfidat. Një ndër to, lidhet me sektorin e instrumenteve të frymës. Sipas pedagogut, festivale dhe evenimente të ndryshme muzikore që organizohen në qytet, shërbejnë si platforma të rëndësishme për të evidentuar dhe promovuar këto kapacitete.

Në këtë kontekst, mbështetja institucionale dhe investimet e qëndrueshme në fushën e muzikës janë të domosdoshme për të zhvilluar më tej një traditë që qyteti e gëzon prej dekadash.