Në një qytet ku humori është gjuhë e përbashkët, Nexho Shabani është ndër ata personazhe që mbajnë gjallë shpirtin gazmor të Shkodrës.
Prej dekadash, Nexhoja ka qenë pjesë e organizimeve festive duke u shquar si humorist popullor. Me një stil të vetin dhe zë të veçantë, ai sjell në vëmendje situatat komike të përditshmërisë shqiptare, veçanërisht atyre në Shkodër.
Gjatë intervistës, Nexhoja nuk ngurron të tregojë mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite.
Pavarësisht pengesave, energjia dhe ndjeshmëria që Nexho Shabani përcjell, ka qenë ajo që e ka karakterizuar përherë atë ndaj publiku shkodran nuk ia ka kursyer asnjëherë duartrokitjet.
