Koleksionisti shkodran me banim në Modena të Italisë, Gjergj Marena, i dhuroi Muzeut Historik të qytetit 5 harta të rralla, që i përkasin periudhave nga antikiteti i hershëm deri në shekullin XIX.

Marena tregon se si këto harta i kishin rënë në dorë gjatë viteve të kërkimeve të tij, duke theksuar ndjesinë e përgjegjësisë për t’i kthyer në atdhe.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe zëvendëskryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, e cila përgëzoi aktin fisnik dhe e cilësoi një shembull frymëzues për qytetarët e tjerë.

Pas nënshkrimit të aktit të dhurimit, Gjergj Marena u nderua me një çertifikatë mirënjohjeje nga Muzeu Historik, në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar në pasurimin e trashëgimisë kulturore të Shkodrës.