Në një kohë kur rrjetet sociale dhe ekranet e telefonave zënë gjithnjë e më shumë kohën e të rinjve, në Shkodër po vërehet një prirje ndryshe. Të rinjtë e qytetit kanë nisur të frekuentojnë më shpesh Galerinë e Arteve, jo vetëm si vizitorë të thjeshtë, por si pjesë aktive e projekteve artistike që organizohen aty.
Drejtori i Galerisë së Arteve, Fatmir Juka, thekson se kjo qasje e re është një sinjal pozitiv për rilidhjen e brezit të ri me artin dhe trashëgiminë kulturore.
Sipas Jukës, një faktor i rëndësishëm që po nxit këtë ndërgjegjësim kulturor është edhe bashkëveprimi mes institucioneve të qytetit, që prej disa vitesh punojnë për të gjurmuar dhe mbështetur talentet e reja në art.
Ky trend i ri vjen si një mundësi për rigjallërimin e interesit për artin pamor dhe përfaqëson një frymë të re që lidh të rinjtë me identitetin kulturor të qytetit.
