Muzeu Historik i Shkodrës po përjeton një rritje të qëndrueshme të vizitueshmërisë vit pas viti. Vetëm në periudhën janar–gusht të këtij viti, janë regjistruar rreth 2300 vizitorë, shumica prej të cilëve janë të huaj që vijnë me interes të veçantë për të njohur nga afër historinë e pasur të qytetit.

Në mesin e elementëve më të pëlqyer janë artefaktet e periudhave të hershme, por edhe pinakoteka, që ekspozon portrete e piktura me tematikë historike.

Nga ana tjetër, edhe aktivitetet e zhvilluara brenda mjediseve të muzeut, kanë ndikuar pozitivisht në afrimin e publikut.

Muzeu vijon të mbetet një nga pikat kyçe të turizmit kulturor në Shkodër, veçanërisht në periudha të pikut si pranvera dhe vera, kur fluksi i vizitorëve rritet ndjeshëm.