Pas eliminimit nga Liga e Konferencës, Vllaznia ka mbyllur rrugëtimin europian dhe tashmë e gjithë vëmendja përqendrohet te kampionati kombëtar, i cili pritet të nisë në gjysmën e dytë të muajit gusht..
Në një prononcim për RTSH, ish-mbrojtësi kuqeblu i viteve 2000, Edmond Doçi, vlerëson paraqitjen e deritanishme të ekipit, por thekson se merkatoja duhet të sjellë përforcime në disa reparte, nëse Vllaznia dëshiron të jetë pretendente.
Vllaznia, pas eksperiencës ndërkombëtare të kësaj vere do ta përqendrojë vëmendjen në garat kombëtare, me synimin për të qenë protagonistë në elitën e futbollit shqiptar.
