Në qendër të ciklit informues “Studio në Shqipëri”, një format podkast i drejtuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte Universiteti i Shkodrës. Në një kohë vendimtare për maturantët, që po zgjedhin degën e studimeve të larta, u soll një pasqyrë e qartë e zhvillimeve më të fundit në këtë institucion arsimor.
Studentët ndanë në këtë podkast përvojën e tyre pozitive në këtë universitet. Ministrja e Arsimit dhe Sportit theksoi se mbështetja për arsimin e lartë vijon të jetë një prioritet për institucionin që drejton.
Universiteti i Shkodrës synon të mbetet një nga alternativat më të vlefshme për studime të larta në vend përmes përmirësimit të vazhdueshëm të kurrikulave dhe degëve që ofron.
