Në ambientet e brendshme të Stadiumit “Loro Boriçi”, një formacion muzikor prej rreth 60 të rinjsh nga vendet e Ballkanit Perëndimor po përgatiten për koncertin që do të mbahet mbrëmjen e datës 4 gusht në sheshin para Bashkisë Shkodër.
Desar Sulejmani, dirigjenti dhe drejtuesi i projektit që nga themelimi në vitin 2019, ndan emocionet dhe përgatitjet për këtë koncert.
“Western Balkans Youth Orchestra” mbështetet nga institucione evropiane dhe ndërkombëtare, si një platformë që promovon bashkëpunimin rajonal përmes artit dhe dialogut kulturor.
