Galeria e Arteve në Shkodër vijon të mbetet një hapësirë ku arti takon historinë dhe bashkëkohoren. Në ekspozitën më të fundit janë paraqitur vepra të përzgjedhura nga fondi i pasur i galerisë, ku ndërthuren punimet e mjeshtërve të periudhave të ndryshme me ato të artistëve bashkëkohorë.
Galeria mbetet një nga institucionet e e rëndësishme të kulturës në kryeqendrën e veriut, ku ndërthurja e traditës me frymën moderne përcjell një përvojë të veçantë për çdo vizitor.
