Në prag të sezonit të ri artistik që nis në shtator, përplasjet në Teatrin “Migjeni” vijojnë të marrin vëmendje.

Dy aktorët e larguar së fundmi nga trupa e teatrit, Simon Shkreli dhe Vladimir Doda, dolën sot në një reagim publik për mediat, në sheshin përpara institucionit. Ata e cilësuan vendimin për largimin e tyre nga puna si të pabazuar dhe të padrejtë, duke shprehur zhgënjim për mënyrën e trajtimit nga Bashkia Shkodër.

Shkarkimi i tyre ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik dhe në komunitetin artistik të Shkodrës dhe më gjerë.