Trajneri shkodran Samuel Nikaj është rikthyer sërish në drejtimin e skuadrës së Burrelit, që garon në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. Në një intervistë të dhënë pas këtij emërimi, ai shprehet i motivuar për sfidën e re dhe tregon se objektivi kryesor është të ndërtojë një grup konkurues me elementë të rinj.

Nikaj thekson se pavarësisht vështirësive që mund të ketë një kampionat si Kategoria e Parë, Burreli synon të jetë konkurues dhe të zhvillojë një lojë cilësore.

Me energjinë e tij karakteristike dhe filozofinë e punës me të rinjtë, Samuel Nikaj pritet të sjellë një frymë të re në pankinën matjane, në pritje të një sezoni të suksesshëm.