Trajneri shkodran Samuel Nikaj, i cili aktualisht drejton ekipin e Burrelit, ka dhënë opinionin e tij mbi Vllazninë dhe rrugën që skuadra kuqeblu duhet të ndjekë për të qenë pretendente për titull kampion në sezonin e ri. Nikaj thekson se skuadra ka nevojë për disa përforcime cilësore dhe një strategji të qartë për të qenë konkuruese për trofe.

Nikaj vlerësoi gjithashtu punën e trajnerit aktual të kuqebluve, Edi Martini, duke theksuar se vazhdimësia është një aset për ekipin. Ai shtoi se Vllaznia duhet të investojë më shumë në rritjen dhe aktivizimin e elementit të ri, duke u dhënë më shumë besim lojtarëve të dalë nga të rinjtë.

Trajneri shkodran është i mendimit se për Vllazninë titulli duhet të jetë gjithmonë objektiv, dhe se një qytet si Shkodra meriton të ketë një ekip që lufton çdo vit për majën e futbollit shqiptar.