Në prag të sfidës së radhës që Vllaznia do të zhvillojë këtë të enjte ndaj islandezëve të Vikingur, atmosfera në Shkodër është mbushur me entuziazëm dhe optimizëm. Qytetarët shkodranë shprehen të bindur se kuqeblutë do të arrijnë një rezultat pozitiv në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përveç aspektit sportiv, vlerësim ka marrë edhe fakti që ndeshja transmetohet pa pagesë për të gjithë shqiptarët, përmes rrjetit të RTSH.
Ndeshja do të nisë në orën 20:30 dhe pritet të zhvillohet përpara një publiku të zjarrtë në “Loro Boriçi”, ndërsa qyteti i Shkodrës është gati të mbështesë ekipin drejt një tjetër fitoreje historike në Europë.
