Në prag të ndeshjes së parë ndaj Vikingur në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia zhvilloi këtë mesjavë konferencën për mediat, ku foli trajneri Edi Martini dhe kapiteni i skuadrës, Bekim Balaj.

Tekniku Martini vlerësoi kundërshtarin islandez si një ekip me përgatitje të lartë fizike dhe organizim të mirë në fushë, por theksoi se skuadra kuqeblu është gati për sfidën dhe do të kërkojë me çdo kusht fitoren. Optimist në arritjen e një rezultati pozitiv u shfaq edhe kapiteni Balaj.

Kjo është hera e parë që Vllaznia luan në turin e dytë të Kupave të Europës pas katër vitesh, duke e bërë këtë përballje edhe më të rëndësishme për historinë dhe objektivat e klubit.

Në aspektin e formacionit, Qato do të mungojë për arsye dëmtimi, ndërsa Sala mbetet në dyshim për shkak të gjendjes shëndetësore.