Pas një përmbysjeje spektakolare në Letoni përballë Daugavpils, Vllaznia ka siguruar një vend në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në raundin e radhës, skuadra e trajnerit Edi Martini do të përballet me Vikingur Reykjavik, një ekip disa herë kampione në Islandë si dhe me eksperiencë në Europë. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të enjten më 24 korrik, përpara tifozërisë shkodrane.

Analisti Fatmir Lugji, shpreh bindjen se kuqeblutë kanë potencial për të shkuar më tej.

Kualifikimi ndaj Daugavpils i ka rritur moralin skuadrës dhe përballja ndaj islandezëve shihet si një tjetër provë serioze, por jo e pamundur. Kuqeblutë do të kërkojnë ta shfrytëzojnë sa më mirë ndeshjen e parë në shtëpi për të krijuar një avantazh para sfidës së kthimit në Reykjavik.