Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po zbaton një sërë politikash sociale dhe financiare për të mbështetur studentët, duke e kthyer kujdesin ndaj tyre në një prioritet strategjik të institucionit. Një nga format kryesore të kësaj mbështetjeje janë bursat dhe lehtësitë që ofrohen mbi bazën e meritës.

Në kuadër të lehtësive sociale, universiteti ka ndërmarrë edhe hapa konkretë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën studentore. Falë bashkëpunimit me Bashkinë e Shkodrës, do të nisë së shpejti implementimi i Kartës së Studentit, e cila do të garantojë përfitime konkrete në transport, shërbime publike dhe biznese private. Ndërkohë, një tjetër aspekt pozitiv është rihapja e mensës studentore, pas 18 vitesh.

Politikat mbështetëse të universitetit synojnë jo vetëm të lehtësojnë barrën financiare të studentëve, por edhe të krijojnë kushte më të favorshme për studim dhe jetesë akademike cilësore në qytetin e Shkodrës.