20 Korriku shënon Ditën Ndërkombëtare të Shahut. Një nga figurat më të njohura të këtij sporti në qytet, veterani shkodran Bernard Leka ndan mendimet e tij mbi vlerën dhe ndikimin që ka loja e shahut, sidomos te brezi i ri.

Leka shprehet se shahu nuk është vetëm një sport, por një mënyrë edukimi që nxit logjikën dhe durimin. Ai thekson se në Shkodër interesi për këtë disiplinë ka ardhur në rritje, falë punës së palodhur të pasionantëve të këtij sporti dhe traditës.

Në këtë ditë simbolike, veteranë si Bernard Leka rikujtojnë rolin që shahu ka luajtur ndër vite në formimin intelektual të brezave në Shkodër.