Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara kulturore në qytetin e Shkodrës. Drejtori i këtij institucioni, Luçjan Bedeni, shprehet se interesi i turistëve vendas dhe të huaj është në rritje, falë rëndësisë historike që ka fondi fotografik “Marubi”.
Muzeu “Marubi” po zhvillon një sërë programesh ekspozitore sezonale, që frymëzohen nga trashëgimia fotografike e qytetit. Muzeu i Fotografisë mbetet një pikë referimi për artin fotografik në rajon dhe një kartolinë e gjallë që tregon historinë e Shqipërisë nëpërmjet objektivit.
