Pavarësisht viteve të kaluara larg, artistët shkodranë që jetojnë në vende të ndryshme të botës nuk e harrojnë vendlindjen. Verë pas vere, ata rikthehen në Shkodër, të ndjekur nga malli, nostalgjia dhe dashuria për rrënjët.
Aktorja e mirënjohur Mirjam Bruçeti, prej vitesh jeton në Francë, por çdo verë nuk mungon në qytetin ku nisi hapat e parë në teatër. Edhe “Mjeshtri i Madh”, Sandër Ruçi, që banon në SHBA, e ka shndërruar kthimin në Shkodër në një rit të përvitshëm.
Ndërsa kantautori Mario Gjergji, me banim në Itali, e ndjen çdo vit nevojën për të qenë pranë njerëzve të tij dhe për të jetuar atmosferën unike që vetëm Shkodra e verës ofron.
Artistët ndajnë një ndjesi të përbashkët: Shkodra nuk është thjesht vendlindje, por është identiteti i tyre, frymëzimi që i ndjek edhe përtej kufijve.
