Një nga elementet më të veçanta të folklorit dhe humorit shkodran, bejta në dasma, po dokumentohet në një libër të ri nga pasionanti i traditës, Bujar Zurali.
Në një intervistë të dhënë për RTSH, Zurali ndalet tek karakteri satirik, gazmor dhe shpesh therës i bejtave që thuheshin në dasmat e vjetra shkodrane. Sipas tij, bejta nuk ishte thjesht humor, por një formë inteligjente komunikimi popullor.
Zurali ka mbi tetë vite që po punon për këtë libër, ku ka mbledhur dhjetëra histori bejtash të dëgjuara në dasma, të trashëguara gojarisht apo të shkruara nga vetë bejtexhinjtë e zonës.
“Bejta ishte një mënyrë fisnike për të qeshur e për të thënë të vërteta me kripë”, shprehet Zurali, ndërsa shpreson se libri do të jetë gati për botim brenda këtij viti.
