Nga 23 deri më 26 korrik 2025, qytetet e Shkodrës dhe Tiranës do të jenë mikpritëset e edicionit të 8-të të Festivalit të Muzikës Moderne, një ngjarje që bashkon artistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, me qëllimin për të promovuar artin bashkëkohor muzikor në hapësirat publike shqiptare.
Udhëheqësi artistik i festivalit, Gjon Shllaku, thekson rëndësinë e kësaj nisme si një urë lidhëse mes brezave dhe një pasqyrë e dialogut kulturor.
Festivali do të hapet më 23 korrik në sheshin para Teatrit “Migjeni”. Me pjesëmarrjen e Big Band Shkodra dhe një trupe të zgjedhur muzikantësh e solistësh nga Shqipëria, Italia dhe Amerika Latine, festivali krijon një larmi artistike.
