Në ambientet e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër u zhvillua një aktivitet i veçantë sportiv kushtuar shahut, në nderim të mjeshtrit të njohur Muhamet Gradeci, një prej figurave më të shquara të këtij sporti në qytet, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Aktiviteti mblodhi pasionantë të shahut nga grupmosha të ndryshme, duke rikthyer vëmendjen mbi një sport që ka një traditë të gjatë në Shkodër. Veterani i shahut Bernard Leka, vë theksin tek rëndësia e këtij sporti të mendjes, në mënyrë të veçantë tek të rinjtë.

Ky aktivitet është pjesë e nismave që synojnë promovimin e shahut në institucionet arsimore të qytetit dhe rikthimin e tij si një komponent aktiv i jetës kulturore e sportive shkodrane.