Trajneri i njohur shkodran Samuel Nikaj ka analizuar paraqitjen e kuqebluve përballë letonezëve të Daugavpils në “Elbasan Arena”. Sipas tij, në rezultatin zhgënjyes të sfidës së parë për Ligën e Konferencës ndikuan mungesat në formacion.
Trajneri Nikaj është i mendimit se kuqeblutë kanë nevojë për përforcime në repartin e sulmit. Nëse Vllaznia do ta gjejë shpejt rrugën e rrjetës në ndeshjen e kthimit, kuqeblutë do të jenë më pranë kualifikimit, shprehet Nikaj.
Daugavpils-Vllaznia do të luhet më 17 korrik në Letoni duke nisur nga ora 17:00.
