Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka hyrë në një fazë të re edhe në qytetin e Shkodrës, ku operacioni po zbatohet me intensitet të shtuar. Një pjesë e bizneseve kanë reaguar pozitivisht ndaj thirrjes së autoriteteve dhe kanë nisur lirimin vullnetar të hapësirave të zëna, duke i kthyer ato në shërbim të qytetarëve.

Policia Bashkiake ka ndërmarrë njoftimin zyrtar të të gjitha subjekteve për lirimin e këtyre hapësirave, duke u dhënë mundësinë për veprim vullnetar. Sipas Drejtorit të Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, në rast të moszbatimit, do të ndërhyhet me masa të parashikuara nga ligji, deri në lirimin e plotë të ambienteve të zëna në mënyrë të paligjshme.

Ky aksion synon rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit, duke garantuar liri lëvizjeje dhe akses të barabartë për të gjithë qytetarët.