Si çdo vit, edhe këtë korrik nuk do të mungojë “Za Fest”, festivali që bën bashkë të gjithë në një eksperiencë unike drejt rrënjëve dhe vlerës me gjuhën e artit.
Programi i edicionit të IX përfshin një sërë artistësh dhe figurash të njohura që do të jenë pjesë e “Za Fest”.
Zëri i traditës, forca e artit dhe energjia e brezave të rinj do të shkrihen në një skenë që nuk njeh kufij përgjatë netëve të 24, 25 dhe 26 korrikut në Muzeun Historik dhe kalanë “Rozafa”.
