Klasa e perkusionit pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”organizoi një mbrëmje të veçantë koncertore duke  prezantuar për të pranishmit materialet më të mira muzikore. “Saxho e Perkusioneve” u shoqërua edhe me një ekspozitë pikture me punime të realizuara nga vetë fëmijët.

Suksesi i fëmijëve është rezultat i pasionit të tyre por po aq edhe i punës dhe kujdesit të instruktorit, muzikantit të talentuar shkodran, Jetmir Mesi. Kursi i Perkusionit përbën një risi për QKF në Shkodër. Drejtuesja e saj, Orjeta Kelaj e vlerëson si një mundësi të shkëlqyer për çdo fëmijë pjesëmarrës.

Në përfundim të mbrëmjes muzikore, fëmijët u pajisën me Çertifikata si vlerësim për talentin dhe përkushtimin e treguar prej tyre përgjatë një viti.